Na ndiqni edhe në

Bota

Erdogan mesazh kryeministrit grek: Shoku im Kyriakos, ne nuk të kërcënojmë, nëse nuk na kërcënon!

Erdogan mesazh kryeministrit grek: Shoku im Kyriakos, ne nuk të

Presidenti turk Tayyip Erdogan për gazetën Ekathimerini, para vizitës në Athinë ka dhënë një mesazh për kryeministrin grek.

Erdogan ka deklaruar se asnjë sfidë nuk është e pakapërcyeshme nëse në fokus do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ka shumë probleme të ndërlidhura që duhet të zgjidhen përveç shelfit kontinental. Ne duhet t'i trajtojmë ato në mënyrë gjithëpërfshirëse", pohon Erdogan. Nga sa shohim, ka pasur dhe po bëhen studime premtuese lidhur me këtë çështje.

Mesdheu dhe Egje janë të pasura me burime natyrore. Në kontekstin aktual ndërkombëtar, garantimi dhe ruajtja e sigurisë energjetike është bërë një çështje kyçe. Në këtë kuptim, sidomos në Mesdhe ka mundësi bashkëpunimi. Ka shumë çështje për të cilat mund të bashkëpunojmë edhe në Egje. Gjithçka është për paqen dhe mirëqenien e njerëzve dhe të brezave tanë të ardhshëm”, deklaron Erdogan./M.K-dritare.net