Na ndiqni edhe në

Bota

Emri i Trump shfaqet më shumë në dosjet e fundit të Epstein. Çfarë dihet deri tani!

Emri i Trump shfaqet më shumë në dosjet e fundit të Epstein.

Dokumentet më të fundit që lidhen me Jeffrey Epstein kanë sjellë një informacion të ri mbi lidhjet e tij me figura të njohura, përfshirë ish-presidentin Donald Trump. Sipas mediave amerikane, emri i Trump shfaqet më shpesh në këtë publikim sesa në dosjet e mëparshme të publikuara të premten e kaluar.

Një email nga 7 janari 2020, i dërguar nga një prokuror federal në Nju-Jork, thekson se regjistrat e fluturimeve tregojnë se Trump ka udhëtuar me avionin privat të Epstein “shumë më shumë herë se sa është raportuar më parë”. Sipas këtij emaili, Trump ka qenë pasagjer në “të paktën tetë fluturime midis viteve 1993 dhe 1996”.

Shumica e përmendjeve të tjera të Trump në këto dokumente vijnë nga artikuj dhe shkrime të ndryshme në media. Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe ka deklaruar se i ka prishur marrëdhëniet me Epstein që nga fillimi i viteve 2000.

Prania e Trump në këtë grup të ri dokumentesh ka tërhequr vëmendje, megjithatë analistët paralajmërojnë se është ende herët për të kuptuar nëse kjo do të ketë pasoja politike.

Gjatë fundjavës, ish-presidenti shprehu frustrim për situatën. “Të gjithë ishin miq me këtë njeri (Epstein). Por ata janë në një foto me të sepse ishin në një festë, dhe ti shkatërron reputacionin e dikujt.", shtoi Trump./K.C/dritare.net