Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-drejtori i Burgjeve, sërish në Prokurorinë e Posaçme

Ish-drejtori i Burgjeve, sërish në Prokurorinë e Posaçme

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ndaj Ismailit, si edhe ndaj Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, janë mbyllur hetimet për veprën penale të përgjimit të paligjshëm, në kuadër të grupit kriminal.

Më herët, ish-funksionari i burgjeve ishte nën hetim nga SPAK për tre vepra penale: përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Hetimi nisi pas sinjalizimit për hakerimin e kompjuterëve më 12 mars të këtij viti. Brenda pak kohësh u arrestuan ish-zyrtari i burgjeve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Sipas burimeve, Rrokaj është personi që ka thyer kodet e sigurisë së kompjuterëve, duke ia përcjellë materialet e përftuara Gjonit, i cili më pas ia ka kaluar Agim Ismailit./K.C/dritare.net