Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji i përgjigjet Berishës nga protesta: Jam pjesë e PD, s'më largon dot askush nga partia

Salianji i përgjigjet Berishës nga protesta: Jam pjesë e PD,

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, nga protesta e PD para Kryeministrisë, tha se do të vijojë që të jetë pjesë e protestave të PD, pasi ai është pjesë e kësaj partie.

“Dy skandalet e fundit të qeverisë, e Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për rrëzuar. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën.

Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji para mediave./K.C/dritare.net