Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në ceremoninë e nxënësve ekselentë: Nuk ka privilegj më të madh se vlerësimi i rezultateve tuaja

Rama në ceremoninë e nxënësve ekselentë: Nuk ka

Nxënësit më të dalluar të maturës, të cilët kanë përfunduar gjimnazin me mesatare 10.0 në të tre vitet, u vlerësuan sot në ceremoninë e ndarjes së “Medaljeve të Arta”, një aktivitet simbolik që shpërblen ekselencën akademike dhe përkushtimin afatgjatë ndaj dijes. Në ceremoninë ku u ndanë medaljet, i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën, këmbënguljen dhe shembullin që këta të rinj përfaqësojnë për shoqërinë.


“Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju”, u shpreh Kryeministri Rama.

Më tej, ai theksoi rëndësinë e shembujve pozitivë dhe ndikimin që ata kanë te reminder e shoqërisë:

“S’ma ha mendja se ju e mendoni se çfarë do të thotë për mua personalisht, por besoj që për ne të gjithë si njerëz, pavarësisht moshës apo statusit, shembujt janë shumë të rëndësishëm për të na nxitur të vazhdojmë më tutje.”

Duke sjellë një krahasim të thjeshtë, Rama shtoi se frymëzimi shpesh vjen nga gjeste të vogla, por domethënëse:

“Shembulli i një fqinji që mbjell lule dhe bën që oborri i tij të duket bukur, na nxit që edhe ne të mbjellim lule dhe të bëjmë të bukur oborrin tonë. Ndjej kënaqësi kur më duhet të firmos certifikatat, sepse mundohem të marr me mend jetën tuaj, familjet tuaja, faktin që shumë prej jush jetoni në familje të zakonshme, ndërsa disa në familje që kanë vështirësi reale për të arritur fundin e muajit. I keni justifikimet edhe për të mos shkuar në shkollë fare, por dallimi i madh që bëni ju është se nuk shkoni në kërkim të justifikimeve, por të suksesit. Ju jeni shembull frymëzues edhe për mua personalisht dhe ju falënderoj.”, tha Rama./K.C/dritare.net