Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Landi i West Side Family: Ja çfarë i thashë Mirit para se të hynte në BBV!

Landi i West Side Family: Ja çfarë i thashë Mirit para se

Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i West Side Family, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për Armir Shahinin, i njohur si Miri, aktualisht banor në Big Brother Vip 5. Gjatë intervistës, Landi ndau detaje personale nga jeta e mikut të tij, marrëdhënien e ngushtë me familjen dhe pritshmëritë që ka për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj. Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen.

Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’.”, u shpreh ai./dritare.net