Na ndiqni edhe në

Opinione

Ndalova sot te varri i Fatos Nanos

Ndalova sot te varri i Fatos Nanos

Nga Mirela Jorgo

Si vizitore e përjavëshme në varrezat e Sharrës, teksa kaloj ngadalë me makinē midis qytetit të vdekjes sytë mu ndalën tek varri i Fatos Nanos. Bie në sy sepse është në hyrje të varrezave dhe nuk është lapidar me mermer siç sheh rëndomtē në varreza.
Zbrita një çast nga makina dhe u ndala aty.
Para vdekjes ndihesh po aq e ftohtë sa ajo, por edhe reflekton përse jeton. Të zbutet zemra dhe kupton se në kêtë jetë je thjesht një kalimtar dhe do të mbahesh mend për mirë apo për keq.
Me pushtet apo pa pushtet , në kete qytez je njësoj i barabartë me të gjithë.
Nuk pyetesh a ke pasuri, a ke pallate, kulla, vila, verë të shtrenjtë . Jo, askush nuk do tja dijē.
Pastaj vazhdova ngadalë, pakëz më tutje , mora një bidon ujē , duke u ndalur tek vendi i bashkëshortit tim.
Nuk e di sa koshient janë këta të politikës qē na e nxinë jetēn , njē ditē do të jenē pranē Fatosit, ose pranē njē pensionisti , arsimtari, apo fermeri. Sipêr do të kenë ca lopata dheu. Po të kenë fat mund tē kenē edhe pak jeshilëllēk. Në të kundêrt do tē kenë beton ngjitur me njē varr tjeter./Marrë nga Facebook-u i autores