Dalin fotot e Epstein dhe mysafirëve të tij të famshëm! Ja momentet me Donald Trump!
Dritare.net

Janë publikuar foto të reja nga arkivat personale të pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein, ku shihen ai dhe miqtë e tij të famshëm. Midis tyre janë Woody Allen, ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, Richard Branson i Virgin dhe Bill Gates.
Material i ri u publikua të premten nga demokratët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.
Shumica e 19 fotografive janë momentet e kapura me Epstein dhe miqtë e tij të njohur.

Një nga fotografitë tregon një tas me prezervativë që kanë fytyrën e Donald Trump. Një tabelë shkruante: “Prezervativ Trump 4.50 dollarë”, ndërsa në paketim shkruante: “Jam gjigant!”. Një tjetër fotografi tregon Trump me gjashtë gra të veshura me girlanda, fytyrat e të cilave janë mbuluar nga komiteti.

Shihen gjithashtu Steve Bannon dhe Epstein duke u fotografuar pranë një pasqyre, Bill Clinton me Epstein, Ghislaine Maxwell dhe një tjetër çift, dhe Bill Gates me ish-princin Andrew./K.C/dritare.net