
Dr. Anthony Fauci i cili u shërbeu shtatë presidentëve të SHBA-së dhe udhëhoqi grupin e menaxhimit të pàndemisë Covíd-19, së shpejti do të përjetësohet në një libër për fëmijë. Shtëpia botuese Simon & Schuster po i jep dorën e fundit “Dr. Fauci: How a Boy from Brooklyn Became America's Doctor," që në shqip përkthehet: "Dr. Fauci: Si një djalë nga Brooklyn u bë doktori i Amerikës", një libër i shkruar nga Kate Messner dhe ilustruar nga Alexandra Bye.
Shtëpia botuese tha se libri me figura do të shpërndahet në të gjitha libraritë më 29 qershor. Dr.Fauci nuk është ndonjë simpatizant i madh i shkrimit të librave biografikë, por një zëdhënës i Simon & Schuster tha se libri u shkrua me lejen dhe miratimin e tij, duke u kontrolluar nga vetë mjeku dhe ekipi i tij/K.C/dritare.net

















