
Ja kur do të mbahen homazhet për Artan Lamen!
Dritare.net
Familja e Artan Lames njoftoi se kur do të mbahen homazhet në nder të tij dhe varrimi i studiuesit shqiptar.
Njoftimi i familjes në Facebook:
“Të dashur familjarë e miq,
Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.
Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Me respekt Familja”./L.F-dritare.net

















