
Akuzohet për drogë në Australi, reagon Elvis Pupa!
Dritare.net
Aktori Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë këtë të shtunë lidhur me akuzat për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Reagimi i plotë i Pupës:
Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.
Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe eshtë një manipulim i paster i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotesisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.
Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.
Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe pergjegjësitë tona të përditshme. Ne do të perballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar./E.P-dritare.net

















