Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të gjithë!

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

Në një kohë kur rrjetet sociale dominojnë çdo aspekt të jetës sonë dhe marketingu online është “arma” kryesore për suksesin në biznes, Rigert Guri ka zgjedhur një rrugë tjetër – të heshtur, të ndershme, të shijshme. Prej më shumë se 10 vitesh, ai drejton një restorant që nuk e gjen as në Facebook, as në Instagram, as në TikTok. Por fjala ka marrë dhenë. Fundjavave, radha për të hyrë në restorantin e tij është e gjatë – thuajse si për të hyrë në një vend të shenjtë. Sepse aty shërbehet një shenjtëri tjetër: ushqimi që nuk gënjen.

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

Në këtë vend, ku nuk ndalen asnjëherë zjarret e kuzhinës, piqen çdo ditë rreth 40 keca dhe qingja të zonës së Lunxhërisë. Vetëm mish i freskët dhe vendas, lakrat nga kopshti i familjes, djathi i Lunxhërisë, byreku në zjarr dhe një mikpritje që të mbush shpirtin përtej stomakut.

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

Rigerti nuk është vetëm në këtë rrugëtim. Pranë tij janë nëna, babai, djali, vajza dhe plot punonjës të tjerë që e shohin këtë punë si një mision. Ata janë një familje nga Skrapari që u zhvendos në këtë zonë me pasionin për të ndërtuar diçka që qëndron mbi baza të pastra, të forta dhe të vërteta. “Puna nuk gënjen. Me pastërti dhe dashuri, gjithçka shkon përpara,” thotë Gerti me krenari.

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

I shkolluar në Tiranë, ai zgjodhi të mos largohej jashtë vendit. “Këtu kam aq shumë punë, sa nuk më shkoi mendja kurrë të largohem,” rrëfen ai. “E dua këtë tokë, edhe pse nuk është imja. Ne i punojmë, i mbjellim, i ujisim, i duam.”

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

Restoranti mbyllet vetëm 15 ditë në vit, dhe çdo ditë tjetër është një festë pune e shijesh. Gerti e pranon që lodhet, por kur sheh vendin plot e njerëzit të lumtur, lodhja zhduket. Sepse, siç thotë ai vetë, “Po e deshe punën, të do edhe ajo.”

Shqiptarë e të huaj, ky restorant në fshat po i mahnit të

E aty, ku fjala bujari merr formë në pjatat që shërbehen, buka e kësaj familjeje ndan me çdo vizitor më shumë sesa ushqim: ndan besimin, përkushtimin dhe një filozofi të thjeshtë se gjërat e bëra me zemër, nuk kanë nevojë për shumë reklama./L.F-dritare.net