Na ndiqni edhe në

Bota

Donald Trump paralajmëron përshkallëzim të luftës me Iranin: Do të goditet shumë fort

Donald Trump paralajmëron përshkallëzim të luftës me

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të fushatës së bombardimeve kundër Iranit, duke deklaruar se SHBA-të do të godasin “grupe dhe individë të rinj” brenda Republikës Islamike. Në një postim në Truth Social, Trump tha se Irani “nuk është më bullizuesi i Lindjes së Mesme, por humbësi i saj”.

Ai e quajti kërkesën për falje të presidentit iranian Masoud Pezeshkian ndaj vendeve fqinje si shenjë “dorëzimi”, ndërsa Pezeshkian kishte deklaruar se Irani shprehte keqardhje për sulmet hakmarrëse ndaj fqinjëve dhe se nuk do t’i godasë ata, përveç nëse sulmet ndaj Iranit nisen drejtpërdrejt nga territori i tyre.

Trump njoftoi se ushtria amerikane do të rrisë intensitetin e sulmeve, duke zgjeruar listën e objektivave me entitete që më parë nuk ishin konsideruar. Një ditë më parë ai kishte kërkuar “dorëzim të pakushtëzuar” nga udhëheqësit iranianë, ndërsa Teherani e hodhi poshtë këtë kërkesë.


Ndërkohë, përplasjet vijojnë me intensitet në rajon. Sipas raportimeve, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj vendeve si Bahrain, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë goditjet ajrore ndaj objektivave iraniane. Sipas ambasadorit iranian në OKB, rreth 1,332 civilë iranianë janë vrarë gjatë javës së fundit nga sulmet ajrore amerikano-izraelite./K.C-dritare.net