Na ndiqni edhe në

Shqiptar

U ekzekutua pasi erdhi nga Spanja/ Grupi i Inez Hajrullës porositi vrasjen e Bledar Birçajt në Vlorë!

U ekzekutua pasi erdhi nga Spanja/ Grupi i Inez Hajrullës porositi vrasjen

Grupi i Inez Hajrullës qëndron edhe pas vrasjes së Bledar Birçajt në Vlorë në 2021, episod tashmë i zbardhur nga SPAK. 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë, ku 7 plumba i morën jetën.

Në 2021 kur u organizua atentati, Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe pista e hetimeve ishte përplasja mes bandave për trafik droge. Në makinë me të rezultoi të ishte edhe një 20-vjeçar, si edhe një polic, Granit Deromema, i cili më vonë u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

Emri i Birçajt nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj ishte edhe një pronar i një lokali në Vlorë.

Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë./dritare.net