
Pandemia Covid-19 me shtrirjen e gjerë globale, ka arritur edhe në lartësinë e malit më të lartë në botë Everest. Në kampin bazë të Everestit janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që janë transportuar tek kryeqytetin Katmandu. Në fakt të infektuarit kanë rezultuar pozitivë përpara se të mbërrijnë tek kampi bazë i Everest. Tashmë frika është për një përhapje më të gjerë në Everest të Covid-19. Mendohet se kjo përhapje u bë nga varianti i ri i virusit Indian, i cili ka patur një përhapje të frikshme dhe pasoja tragjike mes banorëve vendas./dritare.net

















