
Bosi i modës akuzohet se ka shfrytëzuar meshkujt seksualisht!
Dritare.net
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij britanik përballen me akuza për shfrytëzim nga burra të rekrutuar në evente seksuale që ata organizuan në mbarë botën. Një hetim i BBC-së zbuloi se një rrjet i organizuar përdorte një ndërmjetës për të gjetur të rinjtë dhe i lidhte me Mike Jeffries dhe Matthew Smith.
Tetë burra i thanë BBC-së se morën pjesë në këto evente, disa prej të cilëve pretenduan se ishin shfrytëzuar ose abuzuar. Z. Jeffries dhe z. Smith nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Por ndërmjetësi i dyshes mohoi çdo akuzë dhe tha se burrat hynë në këto evente "me sytë hapur".
Marka e rrobave të brendshme Abercrombie & Fitch (A&F), e cila gjithashtu zotëron markën Hollister tha se ishte "e tmerruar dhe e neveritur" nga sjellja e supozuar. Dy ish-prokurorë amerikanë që shqyrtuan në mënyrë të pavarur dokumentet dhe dëshmitë e zbuluara nga BBC, kanë bërë thirrje për një hetim për të përcaktuar nëse mund të ngrihen akuza për trafikim seksual. Sipas ligjit amerikan, trafikimi seksual përfshin marrjen e një të rrituri për të udhëtuar në një shtet ose vend tjetër për të bërë seks duke përdorur forcë, mashtrim ose detyrim.
Më shumë se dy dekada nga vitet 1990, Mike Jeffries e transformoi A&F nga një prodhues i dështuar, në një shitës me pakicë shumë miliarda dollarësh duke shitur të brendshme për meshkujt në pothuajse gjithë botën./K.C/dritare.net

















