
Bomba molotov mbi policinë në Kavajë, arrestohet protestuesi i PD-së
Dritare.net

Arrestimi i 41-vjeçarit është bërë pasi janë kqyrur pamjet filmike, ndërkohë mbi të rëndojnë akuzat e “Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas policisë 41-vjeçari gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ Nr. 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambientet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë.
Ndërkohë po punohet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.
Para dy ditës militantë të PD-së drejtuar nga kryebashkiaku Isa Sakja tentuan të shkatërronin materialet zgjedhore në KZAZ-në Nr. 42 në Kavajë./e.k-Dritare.net

















