Biznesmeni Rrok Gjoka merret në pyetje nga SPAK
Wednesday 5 August 2026, 13:01
Dritare.net
Biznesmeni Rrok Gjoka ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas rreth tre orësh qëndrimi, ku është marrë në pyetje nga hetuesit.
Sipas informacioneve, Gjoka është pyetur në lidhje me tenderët e rrugëve të fituar nga kompania e tij, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, biznesmeni nuk ka bërë deklarata për mediat./L.F-dritare.net