Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama: Bëni ankim te “Dëmi im” në e-Albania!

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama: Bëni ankim te

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla që u dëmtuan gjatë protestave të dhunshme. Sipas tij, në platformën e-Albania do të shfaqet një dritare e posaçme ku bizneset do të mund të regjistrojnë dëmet e pësuara.

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama: Bëni ankim te

Rama shpjegoi se për të aplikuar, bizneset duhet të plotësojnë të dhënat personale dhe të biznesit: emrin, mbiemrin, numrin e identitetit dhe NIPT-in, si edhe adresën e e-mailit dhe numrin e celularit. Në formular do të kërkohen gjithashtu sipërfaqja e ambientit, kompania e sigurimit dhe vlerësimi paraprak i dëmit.

Krahas këtyre të dhënave, aplikantët do të duhet të ngarkojnë dokumentet provuese, pra pamjet e dëmeve bashkë me faturat. Kryeministri bëri të ditur se gjatë procesit do të shqyrtohet edhe marrëdhënia e biznesit me shtetin për sa i përket pagesës së detyrimeve.

“Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, tha Rama.

Ai shtoi se 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të dalin në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve te bizneset e vogla në kryeqytet.

“Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin”, u shpreh kryeministri./dritare.net