Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bes Kallaku i revoltuar me linjat ajrore në Shqipëri, ka një mesazh për të gjithë

Bes Kallaku i revoltuar me linjat ajrore në Shqipëri, ka një
Të gjithëve na ndodh të vonohemi në aeroport, duke pritur fluturimin, ose për arsye nga më të ndryshmet, ai shtyhet. Nuk flasim, as ankohemi. Por aktori, Bes Kallaku, së fundmi ka reaguar i revoltuar ndaj papërgjegjshmërisë së linjave ajrore që operojnë në vendin tonë. Sipas aktorit, fluturimet nuk kryhen kurrë në kohë, në Shqipëri dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Besi thotë se, ditën që fluturimet do të nisen në kohë, do t’i japë drekë falas gjithë avionit, megjithëse sipas tij nuk do të ndodhë kurrë. Përmes një postimi në Instagram, Besi ka publikuar disa foto të njerëzve që presin fluturimin e tyre. Njerëz që flenë e fëmijë që grinden e qajnë.

"Vazhdojme pak me papergjegjshmerine e kompanive ajrore qe operojne ne Shqipni. Diten qe nje fluturim qe niset nga Shqipnia ne Itali dhe anasjelltas ne kohe, do i jap dreke gjith avionit. As nuk mban pergjegjsi kush, as nuk te kthen kush pergjigje... me ka ndodhur shume here, por sot po postoj duke pare femijet e vegjel qe qajne e grinden. Prap jemi mesuar, nuk na ben shume pershtypje, mund edhe të mos nisesh fare psh.",- shkruan Besi në Instagram./K.C/dritare.net