Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha për vendimin e Tahirit: Mafia e drogës veten nuk e dënon!

Berisha për vendimin e Tahirit: Mafia e drogës veten nuk e dënon!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin që dha gjykata në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, ashtu si lideri demokrat, edhe Berisha e ka cilësuar vendim të turpshëm. Berisha shkruan se procesi i Tahirit sapo tregoi se mafia e drogës nuk e dënon veten dhe se kumbarët kryesorë mbrohen, nuk dënohen.

"Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! Sb”, shkruan Berisha./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1373650779462492/?type=3&theater