Basha i përgjigjet Lu: Peshqit e mëdhenj i keni në krahun tuaj
Dritare.net
Basha i kthen përgjigje Lu-së duke i thënë se, peshqit e mëdhenj i kanë në krah në çdo pritje zyrtare. Sipas Bashës, Shqipëria ka nevojë për ndryshime dhe ndryshimi i parë do te jetë largimi i Ramës nga qeveria. Vetëm atëherë, sipas tij, vendi do të shohë përpara me optimizëm.
“Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament.
Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm.”,- është shprehur Basha nga faltorja e Kuvendit