Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla e Klosi takim me presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve lokale 2027

Balla e Klosi takim me presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve lokale

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, janë takuar me Presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2027.

Në konsultime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate, ndërsa Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë refuzuar ftesën e Presidentit.

Sipas Kodit Zgjedhor, data e zgjedhjeve duhet të jetë një e diel mes 15 prillit dhe 15 majit 2027. Afati i fundit për shpalljen e saj është 6 nëntori. Deri më tani, muaji maj shihet si periudha më e mundshme për zhvillimin e votimeve.

Data 2 maj është përjashtuar për shkak të Pashkëve Ortodokse, ndërsa 9 maji, që përkon me Ditën e Europës, konsiderohet si një nga datat më të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale./L.F-dritare.net