Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet djali i ish-prefektit të Shkodrës

Arrestohet djali i ish-prefektit të Shkodrës
Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, është vënë nën prangat e policisë së Paraguait. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, për akuzën e mashtrimit bankar dhe financiar.

Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth ores 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.  Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse./L.F-dritare.net