Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada shqiptare në Bruksel: Asnjë shqiptar nuk është lënduar

Ambasada shqiptare në Bruksel: Asnjë shqiptar nuk është
Ambasada shqiptare në Bruksel ka bërë me dije sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Bruksel nuk kanë prekur asnjë shtetas shqiptar.

“Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ­së.

Janë dhjetra viktima dhe dhjetra të plagosur, në të katër shpërthimet që kanë ndodhur këtë të martë në Bruksel, dy shpërthime në aeroport dhe dy në metro të ndryshme. Mediat thonë se janë një seri sulmesh të koordinuara në pika të ndryshme të populluara të Brukselit. Bëhet fjalë për një sulm terrorist.