
Fotoreporteri britanik: Libohova, oaza e bektashizmit dhe kopshtarisë së shenjtë
Dritare.net
Në jug të Shqipërisë, mes kodrave dhe luginave të bukura, ndodhen fshatra që ruajnë trashëgimi të pasur kulturore dhe shpirtërore. Libohova është një prej këtyre vendeve, ku tradita bektashiane është një pjesë e gjallë e jetës së përditshme të komunitetit.
Robert Hackman, fotoreporteri britanik e ka vizituar shpesh këtë tyrbe të veçantë në Libohovë, e cila përfaqëson jo vetëm një monument historik, por edhe një qendër të gjallë sociale dhe shpirtërore. Dhe sot po e tregon në DritareTV. Rreth tyrbes gjendet një kopësht i mirëmbajtur me përkushtim nga banorët, të cilët mblidhen dhe kujdesen për të, duke e kthyer atë në një hapësirë ku natyra dhe besimi bashkëjetojnë në harmoni.
Për bektashinjtë, kopshtaria është më shumë se një aktivitet; ajo është një mënyrë për të reflektuar përkujdesjen hyjnore ndaj tokës dhe për të ruajtur një lidhje të thellë me rrënjët e tyre, që shpesh lidhen me traditën e lashtë persiane dhe dashurinë për artin dhe poezinë.
Ky reportazh i Robert Hackman për Dritare TV vë në fokus një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare, ku Libohova shfaqet si një oaz paqeje, ku historia, besimi dhe natyra formojnë një unitet të bukur dhe të gjallë./K.C/dritare.net

















