

Pajisjet që përdoren për të lënë duhanin, të njohura si cigare elektronike, mund të rrisin rrezikun e kancerit po aq sa cigaret tradicionale, thotë një hulumtim i ri.
Në fakt, ata që përdorën pajisje duhani kishin nivele më të larta të kimikateve të caktuara kancerogjene të lidhura me kancerin e gojës dhe fytit nga çdo grup përdoruesve të produkteve të duhanit.
Shumë prej tetë milionë të rriturve që përdorin cigare elektronike i kanë zgjedhur ato si alternativa më të sigurta ndaj cigareve të djegshme, por pajisjet janë ende mjaft të reja dhe është duke u përcaktuar sfera e plotë e efekteve të tyre shëndetësore.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko zbuluan se cigaret elektronike, nuk janë të sigurta.
Cigare të rregullta përmbajnë rreth 7,000 kimikate dhe pirja e duhanit nënkupton thithjen e përbërjeve nga katrani, formaldehidi, katrani dhe monoksidi i karbonit, ndër të tjera.
Hulumtimet e kaluara kanë identifikuar gjurmët e metaleve në lëngjet e cigareve dhe studime të tjera sugjerojnë se pajisjet efekte kardiovaskulare mund të jenë aq të këqija ose më të këqija sesa ato të cigareve tradicionale, shkruan Daily Mail, transmeton dritare.net.
Por marrëdhënia midis cigareve elektronike dhe kancerit - duke përfshirë mushkëritë, fytin dhe gojën - ende janë duke u zbuluar dhe janë një prioritet për bashkëpunëtorët kërkimore në Shoqatat Ndërkombëtare dhe Amerikane për Hulumtime Dentare (IAADR).
Studimet treguan se cigaret elektronike janë të dëmshme për kancerin e gojës, dhe mushkërive dhe të gjithë ata që përdorin cigare elektronike, janë njëjtë të rrezikuar si ata që përdorin cigare tradicionale./ I.M-Dritare.net

















