Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Fshati në libër ilustrohet me Rolling Hills, Kushi reagon dy javë pas skandalit: Pasqyrim i papërshtatshëm!

Fshati në libër ilustrohet me Rolling Hills, Kushi reagon dy javë

Ministria e Arsimit reagoi dy javë pas skandalit në librin e Historisë së klasës së katërt, ku modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e një prej lagjeve më të pasura të Tiranës, ato Rolling Hills. Pasqyrim i papërshtatshëm, e ka cilësuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në një njoftim për media, thuhet se ministrja ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale dhe tekstet shkollore do të rishikohen.

“Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar. Para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor", u shpreh ministrja Kushi./L.F-dritare.net