Delegacioni i BE-së uron Pavarësinë e Shqipërisë!
E Premte 28 Nëntor 2025, 11:11
Dritare.net

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri uron shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e shoqëruar me flamurin shqiptar.
Përmes këtij mesazhi, Delegacioni i BE-së shprehu mbështetjen dhe urimet e përzemërta për shqiptarët, duke i uruar festa të gëzuara në këtë ditë simbol të shtetësisë dhe identitetit kombëtar./K.C/dritare.net