Na ndiqni edhe në

Bota

Pamjet nga vendngjarja/ Zjarri shkrumboi gradaçelën në Hong-Kong, 36 të vdekur

Pamjet nga vendngjarja/ Zjarri shkrumboi gradaçelën në

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që ka përfshirë blloqe apartamentesh në distriktin Tai Po të Hong Kongut, ndërsa 279 persona janë ende të zhdukur.

Më shumë se 700 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë flakët në Wang Fuk Court, një kompleks që strehonte rreth 4,600 banorë.

Pamjet nga vendngjarja/ Zjarri shkrumboi gradaçelën në

Një foshnjë dhe një grua e moshuar janë shpëtuar ndërkohë që operacionet emergjente vazhdojnë, raportojnë mediat lokale.

Qeveria ka nderuar një zjarrfikës 37-vjeçar që humbi jetën duke luftuar me zjarrin, duke e përshkruar atë si "të përkushtuar dhe të guximshëm".

Pamjet nga vendngjarja/ Zjarri shkrumboi gradaçelën në

Banorët po kërkojnë ndihmë nga autoritetet lokale pas humbjes së kontaktit me të afërmit brenda ndërtesave, thotë një këshilltar lokal për BBC-në./K.C/dritare.net