Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, marrin pjesë Rama, Begaj dhe Vjosa Osmani

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, marrin pjesë

Sot, më 28 nëntor, Shqipëria shënon 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ceremonitë qendrore kanë nisur në Vlorë, qytetin ku më 1912 u ngrit flamuri kombëtar, simbol i lirisë dhe unitetit shqiptar.

Në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, diplomatë, si dhe qytetarë të shumtë.

Shumë shqiptarë nga Kosova dhe qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në Vlorë për të përjetuar këtë moment historik dhe për të festuar së bashku Ditën e Pavarësisë. Atmosfera është e ngrohtë dhe festive, me këngë, valle dhe homazhe për themeluesit e shtetit shqiptar.

Ngjarjet kulturore dhe aktivitetet e ndryshme përkujtimore do të vijojnë gjatë gjithë ditës në gjithë vendin, duke përfshirë ekspozita, paraqitje historike dhe aktivitete për fëmijë, në shenjë respekti për trashëgiminë kombëtare dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e Rilindjes Kombëtare.

Shqipëria dhe shqiptarët kudo në botë festojnë këtë ditë si simbol të unitetit, lirisë dhe përkushtimit ndaj vlerave kombëtare./K.C/dritare.net