Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përmbytje rekord në Tajlandë: 33 të vdekur, mijëra njerëz të bllokuar. Pamje të rënda

Përmbytje rekord në Tajlandë: 33 të vdekur, mijëra

Tajlanda po përballet me përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 33 personave dhe kanë detyruar autoritetet të angazhojnë anije ushtarake, helikopterë dhe mjete të rënda për operacione shpëtimi.

Të paktën 10 provinca në jug të vendit janë goditur nga reshje të jashtëzakonshme gjatë javës së fundit. Qyteti Hat Yai, pranë kufirit me Malajzinë, ka regjistruar reshjet më të forta në 300 vitet e fundit – 335 mm shi brenda një dite.

Pamje dramatike tregojnë makina dhe shtëpi të mbuluara nga uji, ndërsa banorët presin ndihmë mbi çatitë e banesave. Mbi 2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, por vetëm rreth 13 mijë janë evakuuar në strehimore.

Shumica e të prekurve mbeten të izoluar dhe pa akses në ndihma, sipas agjencisë Reuters. Ushtria tajlandeze ka marrë drejtimin e operacioneve dhe po përgatit dërgimin e një aeroplanmbajtëseje, 14 anijeve me ndihma humanitare dhe kuzhina fushore që mund të përgatisin deri në 3 mijë vakte në ditë. Ekuipet mjekësore janë gati ta shndërrojnë anijen në një “spital lundrues” nëse është e nevojshme.

Përmbytje rekord në Tajlandë: 33 të vdekur, mijëra

Ndërkohë, situata është kritike edhe në vendet fqinje. Në Vietnam, numri i viktimave ka arritur në 98 brenda një jave, ndërsa në Malajzi mbi 19 mijë persona janë zhvendosur nga banesat e tyre. Në Indonezi, të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Grupet vullnetare në Tajlandë raportojnë mijëra thirrje për ndihmë, ndërsa shumë qytetarë kanë postuar mesazhe dëshpëruese në rrjetet sociale, duke kërkuar shpëtim për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët e bllokuar në shtëpi pa ushqim dhe ujë.

Përmbytje rekord në Tajlandë: 33 të vdekur, mijëra

Pamje virale në rrjete sociale tregojnë tre fëmijë që mbahen pas telave elektrikë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshme.

Autoritetet kanë shpallur gjendje katastrofe në provincën Songkhla, por situata mbetet kritike, me shumë familje ende të bllokuara./L.F-dritare.net