Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e Shpat Kasapit trondit botën e artit shqiptar. Reagime nga kolegët dhe miqtë!

Vdekja e Shpat Kasapit trondit botën e artit shqiptar. Reagime nga

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi ka tronditur komunitetin e artit dhe fansat në gjithë trojet shqiptare. Artistë, moderatorë dhe kolegë kanë shprehur pikëllimin e tyre dhe respektin për jetën dhe karrierën e tij të shkurtër, por të pasur me muzikë dhe energji pozitive.

Vdekja e Shpat Kasapit trondit botën e artit shqiptar. Reagime nga

Këngëtarja Vesa Luma shkroi:

“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç ishin edhe këngët e tua që rritën një brez të tërë. Dritë pastë shpirti yt.”

Vdekja e Shpat Kasapit trondit botën e artit shqiptar. Reagime nga
Moderatorja Arbana Osmani kujtoi bashkëpunimet me Kasapin gjatë festivaleve Top Fest:

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin nga jeta të Shpat Kasapit. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar.”

Vdekja e Shpat Kasapit trondit botën e artit shqiptar. Reagime nga

Këngëtarja Dafina Zeqiri tha:

“Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë… Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. U prehte në paqe, e Zoti i japë forcë familjes.”Ermal Fejzullahu, mik i fëmijërisë së Shpatit, shkroi:

“Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë… Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla.”
Ndërsa reperi dhe producenti Big Basta vlerësoi karakterin dhe sjelljen e Shpatit:

“Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona dy si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd.”

Shpat Kasapi do të mbahet mend për muzikën e tij që ka shoqëruar një brez të tërë, energjinë e mirë dhe karakterin e jashtëzakonshëm, duke lënë një boshllëk të madh në skenën shqiptare./L.F-dritare.net