Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U plagos dje në atentat, zbardhet dëshmia e Julian Sulës: S’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat

U plagos dje në atentat, zbardhet dëshmia e Julian Sulës:

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 persona për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulës.

Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45 vjeçarin.

Vetë ky i fundit në dëshminë e tij menjëherë pas ngjarjes nuk e ka ndihmuar aspak hetimin pasi ka thënë se nuk di asgjë për atentatorët e tij.

”Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sediles t’i shpëtoja plumbave” mësohet të ketë thënë Julian Sula në dëshminë e tij për hetuesit.

Atentati ndaj Juljan Sulës ndodhi paraditen e së martës pranë stadiumit të Lushnjes ku disa shtetas qëlluan me breshëri automatiku dhe pistoletë nga një automjet në lëvizje.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë 45 vjeçari Sulo shtetas me precedentë penalë dhe i njohur për konfliktet me anëtarë te bandës të Aldo Bares./dritare.net