Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje të reja për vdekjen e papritur të Shpat Kasapit

Detaje të reja për vdekjen e papritur të Shpat Kasapit

Zbardhen detaje të reja lidhur me ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Sipas raportimeve, ai ndodhej në një koncert në Bologna, Itali, kur është ndjerë keq gjatë performancës. Pak më pas, ai ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një atak në zemër.

Artistit, me origjinë nga Dibra, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, megjithëse, sipas burimeve të afërta, ai nuk ishte raportuar më parë me probleme serioze shëndetësore.

Shpat Kasapi lindi më 1 maj 1985 në Tetovë dhe u rrit në një familje me traditë muzikore. Që në fillim të viteve 2000, ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar shpejt popullaritet falë stilit të tij modern dhe performancave energjike.

Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite të padiskutueshme, duke e bërë atë një nga emrat më të dashur në trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij mbi dydekadëshe, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime të shumta, duke lënë gjurmë të veçanta te publiku. Ai mbeti aktiv në muzikë deri në vitet e fundit, duke ruajtur një lidhje të fortë me fansat e tij./L.F-dritare.net