Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i këngëtarit!

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i këngëtarit!

Ndarja e parakohshme nga jeta, në moshën 40-vjeçare, e këngëtarit Shpat Kasapi ka qenë një tronditje e madhe për familjarët, miqtë dhe publikun.

Kasapi ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor të vogëlushit, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.

Vëllai i tij, Albini, në një intervistë për mediat tregoi se ndihma e parë mjekësore iu dha në banesë, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë. Sipas tij, deri më tani dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

I tronditur dhe ende në gjendje të rënduar emocionale, Albini tha se familjarët kishin shpresuar që lajmi i ardhur nga Italia të mos ishte i vërtetë, por fatkeqësisht vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse këngëtari kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, ai u shpreh se Shpati kishte disa shqetësime të vogla në zemër, por asgjë që konsiderohej serioze.

Aktualisht, trupi i tij ndodhet në Itali dhe pritet që në vijim të kryhen procedurat për sjelljen e tij pranë familjarëve./K.C/dritare.net