Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim
E Enjte 27 Nëntor 2025, 16:04
Dritare.net

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili kërkonte lirimin nga masa e sigurisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin.”
Ndërkohë, sot ishte parashikuar zhvillimi i seancës paraprake ndaj Metës në Gjykatën e Posaçme, por ajo u shty për në 5 dhjetor.
Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli prej më shumë se një viti, ndërsa përballja e tij me drejtësinë vijon në kuadër të akuzave të ngritura nga SPAK./K.C/dritare.net