Rama bën ndryshime në qeveri, ja emërimet e reja
Dritare.net

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve:
– Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Ina Majko, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Denada Seferi, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Blerta Rama, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.K.C/dritare.net