Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 23-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë-Laç, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.

Policia njofton se ka mbetur viktimë A. M., i cili është përplasur nga mjeti tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga 41-vjeçari R. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme/E.B-dritare.net