Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në aksin Burrel-Klos, 4 të plagosur

Aksident në aksin Burrel-Klos, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-klos në afërsi të Urës së Matit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 16-00, jemi njoftuar se në afësi të Urës së Matit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në afërsi të urës së Matit, aksi rrugor Burrel –Klos, janë përfshirë në aksident dy automjete, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.G, dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D.M.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O.B, udhëtonte në mjetin tip Audi, dhe shtetasi Sh.S. udhëtonte në mjetin tip benz.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./ dritare.net