Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

90 minuta në Presidencë/ Përfundon takimi i Metës me krerët e partive opozitare jashtëparlamentare

90 minuta në Presidencë/ Përfundon takimi i Metës me
Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta me krerët e partive opozitare jashtëparlamentare. Takimi u zhvillua në Presidencë për 90 minuta dhe morën pjesë; kryetari i PD Lulzim Basha, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.

Pas takimit, Shehi ai që foli për mediat. “Presidenca do të dalë vetë më një deklaratë të saj. Kjo është punë e gjatë shumë. Edhe zoti Basha do të mbajë një deklaratë më vonë, pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Më mirë me ato letrat zyrtare që të mos bëhet rrëmujë”, tha Shehi.

Fokus i diskutimit ka qenë zgjidhja e krizës politike dhe ngërçi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese./E.B-dritare.net