
7 mënyra për t’i bërë surprizë partnerit tuaj për Shën Valentin
Dritare.net

Dëshironi ta bëni këtë ditë të veçantë dhe të paharrueshme për partnerin tuaj, por nuk dini sesi?
Këtu gjeni 7 këshilla dhe ide unike si t’a surprizoni gjysmës tuaj të dashur.
1) Si në takimin e parë
Bëni një lojë interesante të dy.
Pretendoni sikur po takoheni për herë të parë.
Shikojeni njëri-tjetrin në të njëjtën mënyrë siç keni bërë në takimin e parë, përjetoni të njëjtat ndjesi të emocionit, drojës, të muhabetit, me shaka, bëni të njëjtat pyetje që keni bërë në takimin e parë. Kjo do t’i japë një shkëlqim romantike më të madh kësaj dite të veçantë.
2) Krijoni një ditë surprizash për të dashurin tuaj
Pranoni ndihmën e miqve tuaj për t'ju ndihmuar të organizoni çdo gjë. Këtu është një ide interesante për djemtë: imagjinoni sikur të dy po bëni një shëtitje në park dhe, papritmas, ju shihni një kuti me çokollata në një stol dhe lule me një kartolinë urimi për Shën Valentin. Ajo do e hapë kutinë, do e lexoje... dhe rastis që është një kartolinë nga ju drejtuar asaj. Kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të dashurën tuaj!
3) Matrioshka
Blini dhjetë zarfe të madhësive të ndryshme, nga më të voglat në ato më të mëdha, në mënyrë që të futen brenda njëra-tjetrës njëlloj si kukullat ruse, Matrioshka. Pastaj shkruani një letër dashurie për partnerin tuaj dhe vendoseni në zarfin e vogël. Zarfin e vogël futeni tek zarfi pak më i madh e kështu me radhë. Dërgojani partnerit tuaj me postë dhe sigurohuni që ajo t’i hapë zarfet deri në fund.
Zarfet mund t’i zëvendësoni me kutia të madhësive të ndryshme ku brenda kutisë së vogël mund të vendosni një dhuratë.
4) Një darkë romantike me lojëra dhe çmime
Për ta bërë speciale ditën e Shën Valentinit, organizoni një mbrëmje romantike për ju të dy.
Mund ta nisni duke gatuar së bashku në shtëpi dhe kur të vijë koha e darkës, bëjini surprizë me një program të veçantë lojërash gazmore dhe në fund, sigurisht,me shpërblim për fituesin!
5) Shkruani një poemë për të dashurën tuaj
Mund ta bëni vetë ose ta gjeni në internet. E rëndësishme është të jetë romantike. Shkruajeni në një kartolinë me zemra ngjiteni në pasqyrë.
6) “Arsyet pse të dua”
Blini letra të kuqë dhe pritini në formë zemre. Shkruani mbi secilën prej tyre një arsye pse ju e doni partnerin tuaj ose pse ajo është aq e veçantë për ju. Shkruani sa më shumë fjalë të bukura dhe pastaj dekorojeni shtëpinë me këto zemrat ose në rast se nuk jetoni bashkë, dekoroni vendin ku ajo jeton.
Por, mos harroni, ju duhet ta bëni kur ajo nuk është përreth.
7) Kapni qiellin
Një nga simbolet e Shën Valentinit është pëllumbi. Meqenëse nuk fluturon dot, pse të mos i afrohesh?
Gjeni një restorant të vendosura në lartësitë (si ajo në Paris, në majë të kullës Eifel) dhe ftojeni të dashurën tuaj në një darkë romantike. Kur moment është i duhur, tregoni se jeni në kulmin e lumturisë, se keni kapur qiellin me dorë, tani që ajo është në jetën tuaj. Pa dyshim që do të çmendet!
Këto ishin vetëm disa ide surprizash për Shën Valentinit. Improvizoni, luani, eksperimentoni sepse dashuria nuk ka limite apo kufij. Mos harroni, çdo ide që vjen nga një zemër e pastër, e bërë me dashuri do të vlerësohet gjithmonë.
Dashuroni dhe lini t’ju dashurojnë!/dritare.net/

















