Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

6 shenja që tregojnë intolerancën ndaj ushqime të zakonshme

6 shenja që tregojnë intolerancën ndaj ushqime të zakonshme

Duhet të dini se intoleranca e ushqimit dhe alergjia e shkaktuar nga ushqimi nuk është e njëjta gjë.

Në përgjithësi, simptomat e intolerancës së ushqimit nuk janë kërcënuese për jetën, por janë mjaft të pakëndshme. Ndonjëherë simptomat e intolerancës ushqimore mund të jenë kaq të lehta saqë as nuk e kuptoni se keni  intolerancë.

Dritare.net ka përgatitur sot në këtë artikull një listë, të llojeve më të zakonshme të intolerancës ushqimore  dhe simptomat e tyre tipike.

Janë shenja të zakonshme që tregojnë se vuani nga një intolerancë ushqimore, por ju mund të mos e dini.

Dhimbje barku

Diarre

Gazrat

Rrahje të shpejta  të zemrës

Ankth

Pagjumësi

Nervozizëm

Shqetësim

Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat ushqime ju japin më shumë siklet që të gjejmë edhe arsyen pse kemi probleme.

Bulmet

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk mund ta tresin laktozën, në ushqimet si sheqeri dhe qumështi.

Simptomat e zakonshme:

Dhimbje barku

Diarre

Gazra

Nëse kuptoni që keni  intolerancë ndaj laktozës, shmangni produktet e qumështit duke përfshirë  gjithashtu gjalpin  dhe akulloret. Por shpesh, njerëzit me intolerancë laktoze nuk kanë problem me disa lloj djathrash.

Kafeina

Nëse mendoni se kafja është produkti i vetëm që përmban kafeinë, e keni shumë gabim. Kafeina gjithashtu mund të gjendet në çaj, sodë, pije energjie dhe çokollatë. Por ju përpiquni të mos pini shumë kafe.

Simptomat e zakonshme:

Rrahje të shpejta të zemrës

Ankth

Pagjumësi

Nervozizëm

Shqetësim

Nëse kuptoni se keni  intolerancë kafeine, kufizoni ca gota çaj dhe kafet që pini gjatë ditës.

Teshtima

Mos u shqetësoni nëse ju zë shumë shpesh teshtima, dhe ndiheni në siklet nga njerëzit që keni përreth. Zakonisht shkatohet nga pluhurat, insektet apo bateret që mund t’i keni afër. Por zakonisht në varësi të njerzve shkaktohet nga një gamë e gjerë ushqimesh, si fruta, perime, çaj, kafe, erëza, arra dhe mjaltë.

Simptomat e zakonshme:

Ju zihen hundët

Astmë

Diarre

Probleme me  zorrëve (kolit)

Urtikarie

Shmangni ushqimet si erëza, kafe, rrush të thatë dhe portokall.

Aknet

 

Ka shumë lloje të ndryshme të akneve dhe mund të shkaktohen nga  frutat, çokollata, peshku i tymosur, mishi i kuq, djathi, uthulla, birra dhe vera.

Simptomat e zakonshme:

Skuqje e lëkurës

Dhimbje koke

Urtikarie

Të kruara

Ankth

Dhimbje stomaku

Diarre

Presion të ulët të gjakut

Nëse kuptoni që keni këtë problem me aknet, përpiquni të eliminoni ushqimin që përmendëm më lartë. Gjithashtu ju mund të merrni  një ilaç me rekomandimin e mjekut  që t’ju ndihmojë.

Fruktoza

Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Për disa njerëz, fruktoza nuk nuk është  efikase sepse shkakton parehati.

Simptomat e zakonshme:

Përtesë

Lodhje

Gazra

Të përziera

Nëse ju mendoni se ju mund të keni një intolerancë fruktoze, shmangni ose eliminoni sodën, mjaltin, lëngun e frutave, mollën, bustanin, qershitë  dhe dardhat./A.C/dritare.net