Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Por një pengesë e padukshme, ende e ndan Gjermaninë

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Por një pengesë e
Muri i Berlinit u rrëzua 30 vjet më parë. Valët e këtij tërmeti tundën të gjithë Evropën dhe ngjallën shpresa te miliona gjermanë të Lindjes. Turmat sulmuan bllokadën prej betoni që ndante Lindjen dhe Perëndimin në 9 nëntor të vitit 1989, vetëm disa minuta pasi Republika Demokratike Komuniste Gjermane (GDR) njoftoi se do të hiqeshin kufizimet e lëvizjes për gjermanët e Lindjes.

Frika dhe propaganda u zëvendësuan me një ndjenjë lirie dhe uniteti, informon dritare.net.

Por tre dekada më vonë, një pengesë e padukshme ende shtrihet në të gjithë Gjermaninë, tashmë të bashkuar.  Republika Demokratike e Gjermanisë dhe Republika Federale Perëndimore e Gjermanisë (FDR) u ribashkuan pas një viti nga rënia e  Murit të Berlinit. Sipas Steffen Mau, profesor i sociologjisë në Universitetin Humboldt të Berlinit, thotë se  ka ende shumë dallime, që ndajnë Gjermaninë Perëndimore nga atë Lindore.

"Dallimet më të forta janë në qëndrimet e njerëzve dhe mentalitetin e tyre. Mënyra se ata i besojnë institucioneve demokratike, pikëpamjet për medien, apo marrëdhënia me Rusinë, ndryshojnë. Madje edhe mënyra se si njerëzit e shohin veten dhe vendin e tyre është e ndryshme. Shumica e gjermanëve perëndimorë do të thoshin se nuk ka më asnjë ndryshim, se të gjitha barrierat i shembi rënia e Murit, por gjermanët lindorë, e pranojnë, se mes tyre ka ende një hendek të madh" u shpreh profesor Mau.

Ai shton se gjermanët lindorë, bazuar në disa sondazhe ndjehen si qytetarë të klasit të dytë. Dekadat e komunizmit, shkatërruan ekonomikë e popullsisë lindore dhe e varfëruan atë. Të ardhurat vjetore për person në 1991 ishin 10.717 dollarë, krahasuar me gati dyfish për njerëzit në Perëndim, që përfitonin plot 22.687 dollarë, informon dritare.net. Edhe sot e kësaj dite, Lindja ende mbetet mbrapa përsa i takon të ardhurave, ndonëse kanë kaluar 3 dekada që nga shembja e Murit.

Për më tepër vetëm 36 nga 500 kompanitë më të mëdha të Gjermanisë kanë seli në Lindje. Po kështu, atje pozicionet më elitare i përkasin njerëzve me prejardhje nga Gjermania  Perëndimore, informon dritare.net. Lindja është gjeografikisht, më e vogël se perëndimi, dukshëm edhe në raport me popullsinë.   Duke përjashtuar Berlinin, 12.5 milion njerëz jetojnë në Lindje, ndërsa më shumë se 66 milion banojnë në Perëndim.

Popullsia lindore është më e vjetër, më e varfër dhe me shumicë meshkujsh. Kjo për shkak të eksodit të madh të gjermanëve lindorë nga territori pas rënies së Murit. Rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga Lindja për në Perëndim që pas bashkimit, informon dritare.net.

Çuditërisht, dy të tretat e tyre ishin gra. Në lindje pati një bum divorcesh, për shkak se çiftet u kurorëzuan në një moshë të re. Gratë nga Lindja, që u shpërngulën në Perëndim, u integruan lehtësisht në shoqëri. Ata krijuan karrierë, ishin të pavarura dhe me një vetëbesim shumë të lartë. Ndërsa shumë meshkuj u kthyen në Lindje, femrat qëndruan dhe ia dolën mjaft mirë, informon dritare.net.

"Gratë e Gjermanisë Lindore janë të suksesshme," tha Mau. Në 30 kompanitë më të mëdha në Gjermani, pjesë e bordit prej 200 personash, janë vetëm katër me prejardhje nga Gjermania Lindore. Tre prej tyre janë gra.

Nxënësit në Lindje, kanë rezultate të shkëlqyera në raport me Perëndimin, në lexim dhe matematikë. Por, sistemi arsimor është shumë i dobët në krahasim me Perëndimin. Para se Muri të rrëzohej në Lindje shkolla ishte e detyruar deri në klasën e 10-të. Ndërsa tani arsimi i detyruar është deri në klasën e nëntë, informon dritare.net. Kështu, shumë prej fëmijëve, e braktisin shkollën që herët, kryesisht ata që vijnë nga familjet e varfra.

Edhe shijet ndryshojnë. Gjermanët Lindorë qëndrojnë besnikë ndaj disa prej markave të tyre të vjetra, dhe preferojnë shumë mishin, ndërsa gjermanët perëndimorë kanë shije të tjera. Ata  ende i shikojnë gjermanët Lindorë, si një popull të prapambetur, informon dritare.net.

Sot pas tre dekadash ekziston ende një hendek që e ndan Perëndimin me Lindjen, por ai nuk është më Muri prej tre metrash i lartë.

Përshtatur nga Cnn, Lorena Fjolla./Dritare.net