15 SHKURT/ Shën Faustini i beqarëve

Shën Faustini është festa e beqarëve. Ju propozojmë 10 citate të famshme të letërsisë, dedikuar të gjithë atyre që ende nuk e kanë gjetur shpirtin binjak…

Nëse në 14 shkurt festohet Shën Valentini, festa e gjithë të dashuruarve, sot, më 15 shkurt, festohet Shën Faustini, festa e të gjithë llojeve të beqarëve; atyre në kërkim të dashurisë dhe të atyre që s’duan t’ia dinë fare për dashurinë.

Shën Faustini ishte nga Sarezzo, një provincë e Brescia-s. Një legjendë tregon se Faustini ishte i biri i një familjeje shumë të pasur me origjinë pagane, arsye për të cilën u bë menjëherë kavalier. I magjepsur nga feja kristiane, u pagëzua dhe vendosi të predikonte fjalët e Zotit në të gjithë Brescia-n dhe qytezat përreth saj. Faustino nisi të përndiqej nga fisnikët e tjerë sepse refuzoi të bënte sakrifica në nder të perëndive. Sovrani i zemëruar, vendosi ta digjte të gjallë, por ai shpëtoi dhe këtë herë. Tregohet që pas shumë lëvizjesh, Shën Faustini u vra më 15 Shkurt. Kjo festë u bë festa e beqarëve sepse emri Faustino ka origjinë latine. Personat “jo çift”, që presin këtë festë, shpresojnë të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Le të shohim disa citime letrare dedikuar ose që mund t’u dedikojmë gjithë beqarëve!

 

1) Do të jem e qetë, padrone e vetes sime. (nga “Arsye dhe Ndjenjë” e Jane Austen)

2) Unë. Unë, kujdesem për veten time. Sa më shumë ndihem vetëm, pa miq, e braktisur, aq më shumë duhet të kem respekt për veten. (nga “Jane Eyre” e Charlotte Bronte)

3) Unë nuk jam një zog dhe asnjë rrjetë nuk mund të më mbështjellë; jam një qenie e lirë, me një vullnet të pavarur. (nga “Jane Eyre” e Charlotte Bronte)

4) Gjëja më e mirë në botë është të dish si t’i përkasësh vetes. (nga “Sagi” i Michel de Montaigne)

5) Askush nuk do të kritikojë një grua pse mendon, derisa objekti i mendimeve të saj është një burrë. (nga “Orlando” i Virginia Woolf)

6) Mos u marto kurrë, Dorian! Meshkujt martohen sepse janë të lodhur, femrat sepse janë kurioze, dhe si njeri ashtu dhe tjetri mbeten të zhgënjyer. (“Portreti i Dorian Gray” i Oscar Wilde)

7) Kush është i lumtur në vetmi, është ose një bishë e egër ose një Zot. (Aristoteli)

8) Vetmia është infermierja më e mirë e urtësisë. (nga “Lettere” e Laurence Sterne)

9) Tamam kështu, nëse nuk më dërgon një burrë. Vetëm këtë kërkoj në gjunjë, mëngjes dhe darkë. Zoti im, e kush e duron një burrë me mjekër?! Më mirë të fle pa çarçafë. (William Shakespeare)

10) Vetja ime është gjithçka për mua, nuk kam nevojë për ty. (nga “Mbyll derën pas meje” i Joyce Carol Oates)/dritare.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.