15 rregulla që çdo njeri që udhëton me avion, duhet t'i dijë!
E Diel 20 Tetor 2019, 18:06
Dritare.net
- Ju lutem mos i zgjasni këmbët te sedilja e personit para jush, është e shpifur!
- Ti thuash ç'kemi një të huaji që uleni afër në avion është diçka me edukatë dhe miqësore për t'u bërë. Thjesht mos vazhdoni të flisni papushim nëse personi tjetër nuk është i interesuar!

- Nuk është ide e mirë të hiqni këpucët. Nëse jeni në një udhëtim të gjatë, mund t\i hiqni për të ndërruar çorapet. Kjo është OK, sugjeron dritare.net
- Nëse keni vendet larg me partnerin tuaj, është OK t'i pyesni njerëzit nëse mund të ndërroni vend. Thjesht respektojini nëse nuk pranojnë, është e drejta e tyre!
- Të duartrokasësh kur ndalon avioni…nuk ka shumë sens! Vetëm nëse pilotit i është dashur të bëjë ndonjë manovër të vështirë.
- Vendi i mesit i merr të dyja vendet për të pushuar duart. Vendet e tjera kanë opsione të tjera, ndërsa vendi i mesit jo!
- Ta shtrish për poshtë vendin tuaj ndonjëherë është shumë djallëzore. Mos e bëj! Të paktën pyete personin mbrapa!

- Nëse keni etje, shtypni butonin. Për atë arsye ndodhet aty, këshillon dritare.net

- Keni të drejtë ta zgjoni dikë nëse atë e zë gjumi sipër jush.
- Njerëzit duhet të hanë! Është OK të merrni ushqim me vete për në avion.

- Nuk duhet të rrini afër portës nëse grupin tuaj nuk e kanë thirrur.
- Pyesni nëse ka meze të tjera.

- Mos e vendosni pallton tuaj në ndarjen sipër kokës.
- Kini durim sapo avioni është nisur dhe deri sa avioni të ndalojë duhet të rrini të ulur.
- Në asnjë rrethanë mos rrini në këmbë në korridor./Përshtati për dritare.net: Ada Shehu!
