
13 të arrestuar në Tiranë, prostituta "ekskortë" dhe drogë
Dritare.net

ka arrsestua 13 persona mes të cilëve edhe femra
Në pranga u vunë Silvana Nexhipi, Ambra Isaku, Xheje Dunga, Franko Dervishi, Eglantin Kapo, Selcuk Kaya, shtetas turk, Mehmet Ozgunoglu, shtetas turk, si dhe personat me inicialet E.Y dhe E.B.
Policia kishte kohë që ishte vënë në ndjekje të tyre. Më pas rezultoi se të arrestuarit shfrytëzonin tri femrat e divorcuara për kryerje marrëdhëniesh seksuale me pagesë.
Secila nga femrat çdo ditë takohej me të paktën dhjetë klientë. Në momentin e arrestimit mësohet se dy shtetasit turq janë kapur duke kryer marrëdhënie në të njëjtën dhomë me dy vajza njëherësh kundrejt shumës 200 euro që kishin paguar tek tutorët e
grave të divorcuara.
Në të njëjtën kohë policia e kryeqytetit ka bërë edhe goditjen e një grupi personash që merreshin me shpërndarje lëndësh narkotike.
Në pranga u vunë
shtetasit Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Jace dhe Kevis Abazaj, kanë thënë burimet e policisë.
Sipas tyre, forcat e angazhuara në aksion sekuestruan 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 16 doza heroinë, 10 telefona celularë si dhe tri automjete.

















