
1 vit e 8 muaj burg për ish ministrin Spiro Ksera
Dritare.net

Gjykata dënon me 10 muaj burg Artevis Menen, nga 2 vite shërbim prove për Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbibajn. Prokuroria kërkoi 3 vite burg për ish ministrin e Qeverisë Berisha.
Sipas Prokurorisë, ish ministri Spiro Ksera dhe 11 ish vartës të tij janë përgjegjës për vjedhjen e 30 mijë lekëve të rinj, fonde të kësaj ministrie. Paratë e përvetësuara kanë qenë destinuar për pesë aktivitete kulturore dhe sociale për romët, të verbrit dhe fëmijët jetimë në nevojë gjatë vitit 2013.
Gjatë shqyrtimi të masës së sigurisë ndaj tij në Apel para disa ditësh, Ksera pretendoi se po diskriminohej për shkak se i përkiste kombësisë greke. “Nuk kam rrezikshmëri shoqërore. Ju e shikoni. Kam qenë protagonist në zhvillimet shoqërore politike të 20 viteve të fundit. Kjo ndodh nga diskriminimi. Jam i hapur të hetohem, të gjykohem, por jo në burg”, tha Ksera.

















