
Zjarri, vëllai i viktimës: Lajmin e mora nga TV, ngjarje shumë e rëndë
Dritare.net

"Kjo është një ngjarje e rëndë. Nuk ka gjë më të rëndë. Të vijë tjetri e të të djeg njeriun tënd të krevat, pa asnjë arsye kjo është e rëndë.
Shteti duhet të zbardhë çështjen. E morëm vesh lajmin nga TV. Kisha motrën dhe u interesova, i rashë telefonit, por na thanë që është mirë dhe nuk ka probleme, por kur i binim telefonit nuk rezultonin.
Kam ardhur këtu me disa specialistë dhe pash në morg se ishte djegur. Ishte djegur i gjithë trupi"deklaroi ai.
Shyqyri Balla tregon edhe ditën e fundit të motrës së tij. "Sot nuk kam folur me Hanifen. Motra ime vinte çdo ditë në mëngjes.
Sot në orën 05:00 është nisur dhe pas një ore ajo ka mbërritur në spital, pasi rruga shkon një orë. Ajo vinte çdo ditë këtu për t’u trajtuar" tha vëllai i viktimës.
Nga zjarri në Spitalin Amerikan humbën jetën dy pacientë 55 vjeçarja Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali, gjithashtu 55 vjeçe nga Laçi. Ato kanë qenë të shtruara në spital, kur ka rënë zjarri.
Shkak i zjarrit ka qenë një sherr mes dy pacientëve, ku njëri ka tentuar të djegë tjetrin brenda dhomës së Hemodializës. Sipas Policisë, zjarri është vënë nga pacienti i identifikuar si Lefter Canaj, 57 vjeç, pas një konflikti me pacientin tjetër Dashamir Saraçin, 47 vjeç.

















