Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

1786718797_zjarrdiber.jpg

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.

Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.

Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.

Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.

Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët.